Aksident në Ferizaj, lëndohet një person

Aksident në Ferizaj, lëndohet një person

17:56, 28/01/2020

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në Ferizaj, ndërmjet një autobusi dhe një veture.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Rexhep Bislimi” të komunës së Ferizajt, ku autobusi është përplasur me veturën.

I lënduari është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

‘’Po, një aksident ka ndodhur mes një autobusi dhe veture, ku një person është lënduar, më pas është dërguar në ambulancë për trajtim’’, ka thënë Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco