Arrestohet në flagrancë/ Futet për të grabitur, sulmon pronarin e banesës

Arrestohet në flagrancë/ Futet për të grabitur, sulmon pronarin e banesës

17:26, 28/01/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një të ri, i cili kishtë hyrë për të grabitur në një banesë dhe më pas ka goditur pronarin e banesës duke I shkaktuar dëmtime të lehta në kokë.  

‘Parandalohet vjedhja e një banese, arrestohet në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët dhe reagimit në kohë të Policisë.

Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit  E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi në rrugën’’Siri Kodra’’ u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. A., 63 vjeç.

Ky shtetas, në përpjekje për t’u larguar, ka goditur  shtetasin H. A, duke i shkaktuar dëmtime të lehta,  por ska mundur të largohet pasi në afërsi të banesës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E. M ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali dhe ''Vjedhja, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë''.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco