Dhunë në familje, 30 ditë paraburgim për të pandehurin

Dhunë në familje, 30 ditë paraburgim për të pandehurin

16:01, 28/01/2020

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit N. S.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 27.01.2020, rreth orës 08:00, te zyrat e Kompanisë “AR Katana” në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit, cenimit të dinjitetit të bashkëshortes, tani e dëmtuara F. B., ka shkaktuar dhunë në familje, përmes dhunës psikologjike.

I pandehuri të njëjtën ditë ka pasur një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan, për shkak të një vepre të mëhershme penale dhunë në familje, me ç’ rast është dashur intervenimi i zyrtarëve policorë, pasi që nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunë në familje sipas Kodit Penal të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të lihet në liri mund të përsërisë veprën penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco