‘E goditi me sëpatë në kokë disa herë’, ja çfarë thonë dëshmitarët e krimit të rëndë në Korçë

‘E goditi me sëpatë në kokë disa herë’, ja çfarë thonë dëshmitarët e krimit të rëndë në Korçë

15:32, 28/01/2020

Një dëshmitar i vrasjes më sëpatë në Korçë ka thënë për gazetaren Lorena Kodra momentet pas ekzekutimit të Dashnor Osmani.

Ai ka thënë se koka iu mbulua menjëherë ndërkohë njerëzit rrotull thërrisnin. Po ashtu ai bën me dije se u lajmërua menjëherë ambulanca apo Policia por ai nuk ka dijeni ku është goditur shitësi i bananeve pasi ishte mbuluar i gjithi me gjak.

“Ishin mbledhur njerëzit këtu. Morëm 127 për ambulancën dhe më pas Policinë. Kokën ja kishin mbuluar. Dukej që shkumbavitej koka nga mbrapa. Nuk e di ku është qëlluar se ishte mbuluar me gjak.  Dëgjoheshin njerëzit që thërrisnin”- thotë dëshmitari.

Ndërkohë një tjetër dëshmitar tregon se janë të shokuar edhe ende nuk e kanë marrë veten.

“E goditi me sëpatë në kokë disa herë. U trondita.  Sa e pashë u largova kisha frikë. U tmerrova desh më ra të fikët” thotë një djalë I cili ka qenë dëshmitar I skenës makabre.

Viktima shiste banane ndërsa autori I cili është arrestuar nuk njihej nga dëshmitarët.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pas ka ndodhur në një zonë të populluar. 

Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco