'E vrava se ...'/ Zbulohet motivi i ngjarjes makabre në Korçë

'E vrava se ...'/ Zbulohet motivi i ngjarjes makabre në Korçë

15:25, 28/01/2020

Zbardhet dëshmia e dhënë në polici e Zamir Topit, i arrestuar pasi i preu kokën me sëpatë një 50-vjeçari, ngjarje e ndodhur tek pazari në Korçë.

Topi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës.

Autori pretendonte se Topi, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës.

Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij.

Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t'i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.

Gjatë marrjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin. /Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco