Vrasja me sopatë/ Krimi i rëndë në Korçë, ja çfarë thotë policia

Vrasja me sopatë/ Krimi i rëndë në Korçë, ja çfarë thotë policia

15:19, 28/01/2020

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës. Trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur në afërsi të pazarit të qytetit.

Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani nga fshati Pocestë, i cili punonte si shitës bananesh, dhe dyshohet se i kanë prerë kokën me sëpatë.

Osmani është gjithashtu vëllai i një ish-shefi komisariati.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.  Është arrestuar shtetasi Zamir Topi, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Rrethanat e krimit nuk dihen ende, por dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit. 

"Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme" njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pas ka ndodhur në një zonë të populluar. 

Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco