Vdekja e dy binjakëve, flet shefi i Repartit të Pediatrisë: Erdhën pa jetë, vdekja e tyre është mister

Vdekja e dy binjakëve, flet shefi i Repartit të Pediatrisë: Erdhën pa jetë, vdekja e tyre është mister

21:04, 26/01/2020

Pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajsh,ka reaguar Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, Vladimir Kumaraku.

Kumaraku deklaron se, të dy foshnjet binjakë mbërritën në Pediatrinë e Beratit pa shenja jete.

"Ata mbërritën me prindërit rreth orës 10:00 dhe pasi konstatova se ishin të vdekur,njoftova menjëherë policinë dhe morgun. I mbajtëm në repart deri në mbërritjen e policisë dhe më pas i çuam drejt morgut për të bërë analizat dhe autopsinë", ka thënë Vladimir Kumaraku për SYRI.net dhe SYRI TV.

 I tronditur në lidhje me ngjarjen dhe duke deklaruar se,foshnjat nuk kanë pasur probleme me shëndetin apo virozat së fundmi, Kumaraku deklaron se për të vdekja e foshnjave mbetet një mister.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco