U deportua nga Franca për drogë, 28-vjeçari i vrarë në Tiranë kishte dy mbiemra

U deportua nga Franca për drogë, 28-vjeçari i vrarë në Tiranë kishte dy mbiemra

21:42, 20/01/2020

Vilson Tafçiu 28-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra, Noka dhe Tafçiu.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat disa persona, përfshirë edhe dy vajza që shoqëronin viktimën. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco