64 aksidente gjatë 24 orëve në Kosovë

64 aksidente gjatë 24 orëve në Kosovë

11:48, 19/01/2020

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje kanë ndodhur 64 aksidente në komunikacion, prej të cilave 19 me të lënduar dhe 45 vetëm me dëme materiale.

Një person 41 vjeçar ka vdekur dje në QKUK si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur në mbrëmjen e 17 janarit në fshatin Runik të Skënderajt.

Për shkeljet e rregullave në trafik gjatë ditës së shtunë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 92 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 20 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco