Bluzat e bardha kanë dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të dy personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Mjekët thonë se Nikollaq Çepaj është dërguar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar. 36-vjeçari ka marrë 5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit në kokë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
Ndërsa 27-vjeçari Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditene sotme në lagjjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai akuzohet për ngjarje të rëndë. Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet në qytetin e Vlorës.
© SYRI.net