Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

11:41, 07/12/2019

jë person ka mbetur i vdekur në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht afër udhëkryqit në Komoran të Drenasit.

Aksidenti ka ndodhur afër një pompe të benzinës. Mësohet se i ndjeri ishte shtetas nga Shqipëria.

Rastin për vdekjen e shtetasit shqiptar, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar”, ka thënë Kelani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco