‘Më vunë pistoletën në kokë’/ Detaje nga pengmarrja në Tiranë

‘Më vunë pistoletën në kokë’/ Detaje nga pengmarrja në Tiranë

10:21, 07/12/2019

Mësohen të tjera detaje nga pengmarrja e një 23-vjeçari maqedonas në Tiranë. Maqedonasi nga Struga quhet Davor Velefski.

Ai ka thënë se ishte pranë Kryegjyshatës Botërore kur Albert Xhoka dhe Sokol Masha e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në një mjet.

Në dëshminë e tij, maqedonasi tha se ata i kanë vendosur pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Teksa mjeti i tyre po udhëtonte për te Liqeni i Farkës, një patrullë policie ka marrë sinjalizim se në një makinë po udhëtonin persona të armatosur.

Policia i ka arrestuar autorët pas disa kilometrash. Njëri u kap në mjet, tjetri u arratis në këmbë por u arrestua pak më vonë.

Në mjet u gjet edhe 23-vjeçari.

Të arrestuarit thanë se nuk ishte pengmarrje, por po i kërkonin 23-vjeçarit që t’u kthente një borxh.

Skema e pengmarrjes u zbulua nga policia kur 23-vjeçari përmendi bashkëkombasin e tij Subi Ethemi, i cili kishte rolin e ndërmjetesuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorëzimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco