Kosova, akuzë për krime lufte kundër ish-policit serb, për tortura çnjerëzore

Kosova, akuzë për krime lufte kundër ish-policit serb, për tortura çnjerëzore

07:10, 07/12/2019

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti të premten aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër të pandehurit N.A. për veprën penale: “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale njoftoi se i pandehuri N.A., gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka qenë pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Më datë, 21 maj, 1999, në lagjen 'Emshir' në Prishtinë, në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, deri më tani të paidentifikuar, i pandehuri ka marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile të nacionalitetit shqiptar, me ç‘rast, në mënyrë çnjerëzore, i kanë torturuar të dëmtuarit J.Sh. dhe S.Sh.", thuhet mes tjerash në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

I pandehuri N.A. gjithashtu akuzohet se, në bashkëveprim me persona të tjerë, ka gjetur dhe përvetësuar nga të dëmtuarit shumë të madhe të parave, disa vetura dhe gjësende të tjera me vlerë.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998-99, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco