Vrasja në 'Mati 1'/Tre faqe aktakuzë për tre të vrarët. Dokument

Vrasja në 'Mati 1'/Tre faqe aktakuzë për tre të vrarët. Dokument

18:34, 06/12/2019

Më 5 shtator 2019, lagjja “Mati 1” në Prishtinë, ishte tronditur nga konflikti i armatosur në mes familjes Mehmeti dhe Rafuna, pas të cilin konflikt, kishin mbetur të vdekur tre persona.

Ndër tre personat e vdekur, një ishte nga familja Mehmeti, një nga familja Rafuna, derisa nga ky konflikt i armatosur, ka ndërruar jetë edhe një kalimtar rasti.

85 ditë më vonë, lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë tre faqëshe në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Në këtë rast, për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, akuzohet Naim Mehmeti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin mes vete familja Rafuna dhe Mehmeti, më 5 shtator 2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa”, i pandehuri Naim Mehmeti ka tentuar që ta privojë nga jeta tani të ndjerin Mufail Rafuna” thuhet në këtë aktakuzë, shkruan 'Betimi për Drejtësi'

Në një nga tri faqet e kësaj aktakuze thuhet se i pandehuri këtë e ka bërë në atë mënyrë që paraprakisht është fjalosur me tani të ndjerin rreth anësorëve të shkallëve, të cilat i kishte hekur Mufail Rafuna dhe në momentin kur tani i ndjeri ka nxjerrë armën nga çanta, i pandehuri ka filluar të ikë rreth lokaleve duke vrapuar.

Sipas akuzës, i ndjeri Rafuna ka shtënë në drejtim të të pandehurit me revole dhe e ka goditur në pulpin e këmbës së majtë dhe në gishtin e madh të asaj këmbe.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco