VIDEO/ Maqedonasi merret peng në kodrat e Tiranës, i vendosën pistoletën në kokë

VIDEO/ Maqedonasi merret peng në kodrat e Tiranës, i vendosën pistoletën në kokë

17:59, 06/12/2019

Një shtetas maqedonas i cili pretendonte se ishte marrë peng nga dy persona është liruar ditën e sotme nga Policia. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, forca të shumta policie kanë rrethuar një banesë në kodrat e Farkës.

Shtetasi maqedonas pretenndon se u mor peng nga dy persona për një shumë prej 25 mijë euro.

Gjatë aksionit një nga personat mundi të largohej. Ndërkohë që shtetasi i marrë peng pasi u lirua u dërgua edhe njëherë pranë vendngjarjes për të ndërtuar skenën e pengmarrjes.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi maqedonas ishte në një makinë me dy persona të tjerë kur i është vënë pistoleta në kokë duke i kërkuar edhe shumën.

Një nga personat pengmarrës thuhet se është me precedent penal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco