Zubin Potok: E rreh gruan, e bën për spital

Zubin Potok: E rreh gruan, e bën për spital

10:57, 19/11/2019

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në ora 08:00 të mëngjesit në Zubin Potok, është arrestuar një person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Zubin Potok, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco