Skandali i Drenasit/ Avokati i Gazmend Halilaj i bindur në pafajësinë e klientit

Skandali i Drenasit/ Avokati i Gazmend Halilaj i bindur në pafajësinë e klientit

10:24, 17/11/2019

Dikur u vetëshpall si hero, krejt kjo pasi sipas tij shpëtoi një të mitur nga abuzimi seksual që ia bënë profesori dhe polici hetues, shkruan Syri.net Kosova.

Mirëpo tani avokati, Gazmend Halilaj po akuzohet se edhe ai është i përfshirë në këtë skandal Avokati Gazmend Halilaj.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të ngritur ndaj gjashtë të përfshirëve në rastin “Drenasi”, thuhet se avokati Gazmend Halilaj ka qenë i përfshirë në rastin e të miturës së Drenasit nga data 29.11.2017, datë kjo kur A.G. ka mundur t’i ketë 17 vjeç.

Halilaj gjatë kohës kur po e mbronte të përfshirin kryesor që abuzoi seksualisht me nxënësen e tij, asokohe 16 vjeçare, kishte bindur viktimën që të shkojë në prokurori dhe të ndryshojë deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës.

Pasi e bindi ta ndryshojë deklaratën, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, avokati e bind vajzën, asokohe 17-vjeçare, t’i dërgojë foto nudo duke përfshirë edhe fotografi ku shihet organi gjenital i saj.  

Si pasojë, Gjykata e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe ndaj avokatit Gazmend Halilaj, të dyshuarit të katërt në rastin e vajzës 16 vjeçares nga Drenasi.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ishte e mbyllur për publikun dhe mediat.

Megjithatë, avokati i Halilajt, Bledar Gashi është shprehur për Syri.net Kosova se nga shkresat që ai ka parë nuk ka asnjë provë bindëse që e vërteton se klienti i tij i ka kryer veprat penale për të cilat ai akuzohet.

“Unë si avokat mbrojtës i kolegut tim z. Gazmend Halilaj ku unë jam avokat  së bashku me Avokatin z.Ibrahim Dobruna që jemi të autorizuar nga z.Halilaj , nga ajo që unë kam parë në shkresat e lendës nuk ka asnjë provë bindse që e vertetojnë se klienti im ka kryer veprat penale për të cilat po akuzohet”, thotë Gashi.

“Në aktakzuën që tashmë edhe është bërë publike gjë që është e ndalur rrepsisht sepse rasti ka të bëjë me një të mitur dhe aktakuza dhe të gjitha shkresat e lendës jan shumë konfidneciale dhe nuk duhet të bëhen publike , shpresoj qe Prokuroria do të interesohet  se si ka rrejdh kjo aktakzua në portale dhe media të ndryshme , në këtë aktakuz tashmë të bërë publike ku akuzohet klienti im ka shumë mangësi sa i përket pjeses ku citohet klienti im sepse kësaj aktakuze i mungon gjëjë kryesore që e parasheh Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës (KPPRK-së) më konkretisht  Neni 241 pika 1.4 që tregon kohën dhe vendin e kryerjes së vepres penale ,objektin në të cilin është kryer dhe mjetin me të cilin është kryer vepra penale , si dhe rrethanat tjera të nevojshme për të përcaktuar me saktësi vepren penale.Të gjitha këto mungojnë rreth klientit tim dhe me aq sa kam parë në shkresat e lëndes edhe pse është heret të filetet por nuk ka as edhe një provë bindse që tregojn qart se klienti im ka kryer veprat penale për të cilat po akuzohet”, shton tutje ai.

Sipas tij ky proces ndoshta do të zgjasë, mirëpo shprehet i bindur se krejt në fund klienti i tij në këtë rast Gazmend Halilaj do të del i pafajshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco