Tragjike/Vdes këmbësori, u godit nga vetura në rrugën Podujevë-Prishtinë

Tragjike/Vdes këmbësori, u godit nga vetura në rrugën Podujevë-Prishtinë

20:34, 12/11/2019

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku një këmbësor është goditur nga vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:25, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e këmbësorit.

“Me datën 12.11.2019 rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull. Njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend ngjarje”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco