Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me motorin, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me motorin, plagoset një nga drejtuesit

18:39, 12/11/2019

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet e një motor.

Si rrjedhojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.  Bëhet me dije se menjëherë është njoftuar policia, kurse shoferi nuk ka pritur ambulancën.

Të njëjtat burime thonë se drejtuesi i mjetit e ka transportuar të plagosurin drejt spitalit.

I plagosuri është një shtetas 55 vjeç nga fshati Pirg, ndërsa ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen të gjitha veprimet proceduriale, teksa forcat blu po i ndihmon edhe një nga shoferët.

Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë koha me shi e rrebeshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco