Paraburgoset për lëndimin e të miturit

Paraburgoset për lëndimin e të miturit

15:03, 12/11/2019

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale Z. H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 par. 4 nën par. 4.3. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, datë:07.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 06.12.2019.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se është kryer vepra penale nga i pandehuri i cili me mjet i cili është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndime trupore e ka sulmuar të dëmtuarin e mituri- viktimën e ndjeshme për çka i njëjti për shkak të lëndimeve të marra që dyshohen te jenë të natyrës së rëndë është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë si dhe ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjike si pasoj e këtij sulmi, duke pasur parasysh peshën e kësaj vepre penale e cila është mjaft e rëndë e drejtuar kundër jetës dhe shëndetit në rastin konkret ndaj viktimës së ndjeshme, është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco