64 të dënuar nga 244 të akuzuar për krime ekonomike

64 të dënuar nga 244 të akuzuar për krime ekonomike

14:26, 12/11/2019 Nga B.T.

Luftimi i krimeve ekonomike vazhdon të mbetet njëra ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet e posaqërisht ato të cilat merren me ndjekjen dhe hetimin e veprave të krimeve ekonomike.

Jo rrallë herë shohim aksione të policisë duke goditur këtë dukuri negative jo pak të pranishme në vendin tonë, derisa  prokurorët ngrisin aktakuza e gjykata ndërmerr vendime. 

"Syri.net", mëson se prokuroritë gjatë periudhës raportuese 1 janar deri me 31 shtator 2019 kishin në punë 745 kallëzime penale me 1 mijë 81 persona, për veprat penale të krimeve ekonomike. Këtë tërësi të rasteve në punë e përbënin: 402 kallëzime penale me 601 persona, si rastet të bartura nga periudha kaluar dhe 343 kallëzime penale me 480 persona, si raste të pranuara të reja gjatë periudhës raportuese.

Prokuroritë, gjatë periudhës raportuese, kanë proceduar 357 kallëzime penale me 474 persona, ndërsa në fund të periudhës kanë mbetur të paproceduara 388 kallëzime penale me 607 persona.

Subjektet kanë parashtruar në prokurori 343 kallëzime penale me 480 persona, për veprat penale të grupit të krimeve ekonomike.

Prokuroritë kanë proceduar rastet e 474 personave të përfshirë në veprat penale të grupit të krimeve ekonomike për 168 persona apo 35.44% janë hudhur kallëzimet penale. Për 58 persona apo 12.24% janë pushuar hetimet. 
Për 191 persona apo 51.90% janë ngritur aktakuza, deri sa aktakuza të drejpërdrejta ishin ngritur 53. Për 2 persona  apo 0.42% është bashkuar procedura penale.

Prokuroria ka ndërmarrë 292 veprime/vendime për rastet e personave të përfshirë në veprat penale të grupit të krimeve ekonomike.

"Syri.net", mëson se gjykatat kanë marrë 74 vendime ndaj të akuzuarit në aktet akuzuese të prokurorëve për veprat penale të grupit të krimeve ekonomike.

Për 4 raste apo 5.41% të akuzuar është hudhur aktakuza para shqyrtimit gjyqësor. 

Në 64 raste apo 86.49% të akuzuar janë shpallur fajtor.

3 të akuzuar janë liruar apo 4.05%. 

Për dy raste apo 2.70% të akuzuarve është refuzuar aktakuza.

Gjatë periudhës raportuese Prokuroria Themelore në Ferizaj ka parashtruar në gjykatën e Apelit 3 ankesa ndaj vendimeve të gjykatës së shkallës së parë.

Prokuroritë, gjatë periudhës raportuese (janar-shtator 2019), kishin në punë 491 informata PPN me 564 persona, për veprat e pretenduara penale të Krimeve ekonomike. Këtë tërësi të rasteve në e përbënin: 232 Informata PPN me 278 persona si rastet të bartura nga periudha e kaluar dhe 259 Informata PPN me 286 persona, si raste të pranuara të reja gjatë periudhës raportuese.

Prokuroritë, gjatë periudhës raportuese kanë mbyllur 204 Informata PPN me 214 persona, ndërsa në fund të periudhës kanë mbetur 287 informata PPN me 350 persona.

Gjatë periudhës raportuese, subjektet kanë proceduar në prokurori 259 Informata PPN me 286 persona, për veprat e pretenduara penale të grupit të krimeve ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco