Në 85 për qind të aktakuzave të prokurorëve janë shpallur fajtorët nga gjykatat

Në 85 për qind të aktakuzave të prokurorëve janë shpallur fajtorët nga gjykatat

12:04, 12/11/2019

Raporti nëntë mujor, janar shtator i mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karateristike, është miratuar nga anëtarët e Këshilli Prokurorial. 

Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa ka pasqyruar raportin, duke treguar se 85.7% e personave janë shpallur fajtor nga gjykatat. 

Ai tregoi se nga numri i lëndëve të pranuara 95.8% janë trajtuar dhe 92.6 për qind të personave. Parashtrues të kallëximeve penale kanë qenë institucionet me 95% dhe qytetarët e dëmtuar me 5%. 

Sa i përket procedimit të rasteve për 2225 persona, 1486 personave i është ngritur aktakuza apo 66.8%, hudhje të tyre kemi pasur 20.94 për qind dhe pushim heitmi 11.10 për qind e të tjera. 

Vendimet e prokurorëve për 1695 raste ka pasur veprime, 50.56 aktvendime për fillim të hetimit, 1.53 kërkesa për informata shtes 9.44% aktvendime për zgjerimin e hetimeve.

Sa i përket vendimeve e gjykatave kanë shpall 513 persona të akuzuar apo 85 % të personave bazuar në aktet akuzuese të prokurorëve. 3.48 për qind të rasteve i akuzuari është liruar. Në 8.96 për qind të rasteve aktkauza është refuzuar dhe në 2.32 për qind të rasteve aktakuza është hudhur.  20% të rasteve të akuzuarit janë liruar. 

Prokurorët në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar 52 ankesa, ku 8 prej tyre janë aprovuar apo 15.38 për qind.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial Bahri Hyseni, tha se aktakuzat e ngritura nga ana e prokurorëve për vepra penale karakteristike, gjykatat kanë nxjerr fajtor 85.07 për qind, ku ka një ngritje profesionalizmi, sepse këto shifra janë të mira, por mbetet shqetësuese që mbeten rreth 20% i hedhjes së aktakuzave. 

Ai poashtu deklaroi se ka progres në ankesa krahasuar me vitin e kaluar. “Është një rezultat i mirë i të akuzuarve prej 85%, por përsëri mbetet shqetësuese 20 për qindshi i hudhjeve aktakuzave. Ka progres dhe në ankesa prej vitit të kaluar nga 5% në 15%”, tha Hyseni.

Sipas tij puna vazhdon me rritjen e rezultateteve pozitive nga 5 për qind tash ka rritur në 15 për qind. Ka lëvizje pozitive. Puna vazhdon në rritjen e rezultataleve.  

Nga ana tjetër edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit Aleksandër Lumezi, rekomandoi që edhe rastet e fituara nëpërmjet ankesave të prokurorëve në Gjykatën e Apelit e Gjykatën Supreme të  përfshihen në raportet tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco