74 të akuzuar nga prokurorët për vepra penale

74 të akuzuar nga prokurorët për vepra penale

11:14, 12/11/2019

Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër aktakuza kundër shtatëdhjetekatër personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një telefoni celular Iphone. Para në shumë prej 306.60 €uro dhe atë si ne vijim: Kartëmonedhë 3x50.00 euro, kartëmonedhë 5x20.00 euro, kartëmonedhë 1x10.00 euro, kartëmonedhë 8x5.00 euro, monedhë metalike 1x2.00 euro, monedhë metalike 4x1.00 euro, monedhë metalike 1x0.50. euro, monedhë metalike 1x0.10. euro, dy peshore elektronike, monedha metalike në shumën e përgjithshme prej 11.10 euro, telefon samsung, para në shumë prej 340.00 euro dhe atë si ne vijim kartëmonedhë 1x 50.00 euro, kartëmonedhë 9 x20.00 euro, kartëmonedhë 8 x10.00 euro, kartëmonedhë 6 x 5.00 euro dhe një telefon celular I-phone.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria

Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. Kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur dhe përfituar nga vepra penale “Blerja, shitja, posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco