Porositi me postë substanca narkotike nga Gjermania

Porositi me postë substanca narkotike nga Gjermania

15:43, 19/01/2019

Ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari B.G., nga Gjilani, përmes postës së shpejtë, ka porositur substanca narkotike, nga Gjermania, me ç’rast gjatë vlerësimit nga ana e zyrtarëve doganor është dyshuar se në pako gjendet substancë narkotike, e që ka rezultuar të jetë e llojit ‘’Amfetaminë’’ (amphetamine), në peshë prej 300 gram, e cila është konfiskuar nga policia dhe dyshohet që i njëjti e ka porositur me qëllim shitjeje.

Prokuroria, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me ç’rast nga ana e zyrtarëve policor është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku aty është gjetur edhe një armë zjarri, të cilën i dyshuari e posedonte pa leje përkatëse.

Ndaj të dyshuarit është marrë aktvendim mbi ndalim, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 të KPRK-së.

Gjithashtu, prokuroria brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit, në gjykatën kompetente në Gjilan, do të paraqet edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi që ekziston rreziku i ikjes, ndikimi te dëshmitarët, fshehjes së provave dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 13:20 minuta, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar i dyshuari B.G. (1980), në kohëzgjatje prej 48 orëve. B.T

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco