Dy pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë të arrestua nga forcat serbe dhe intervistimit të tyre për tri orë janë liruar. "Dy pjesëtarët serbë të FSK-së, pasi janë intervistuar një kohë të gjatë në kufirin Serbi–Kosovë, janë liruar, thotë komanadanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës - gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Pjestari i FSK-së, Anel Ujkaniviç, ka thënë për KTV-në se tani janë në Novi Pazar dhe se janë marrë në pyetje në Jarinjë për 3 orë rresht nga pala serbe.
Rama thotë se po vazhdon presioni nga Beogradi ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, por ata e kanë mbështetjen e Kosovës. B.T
© SYRI.net