Gjakovari nën ndikimin e alkoolit sulmon 4 persona dhe dëmton dy vetura

Gjakovari nën ndikimin e alkoolit sulmon 4 persona dhe dëmton dy vetura

11:10, 15/03/2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 00:22 në fshatin Hereq në Gjakovë kanë arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng.

Sipas policisë, tri gra dhe një burrë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Fsh. Hereq, Gjakovë, 14.03.2021-00:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim të alkoolit  kishte sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, me ç ‘rast  tri femra dhe një mashkull kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco