Detajet e policisë për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë

Detajet e policisë për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë

10:09, 14/03/2021

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që u publikua pak më parë se në lagjen Emshir në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka theksuar se në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha ndër të tjera Borovci.

Ndërkohë që burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se gjatë fillimit të ekzaminimit të vendngjarjes dyshohet se fillimisht është qëlluar njëri prej viktimave, ndërkohë që më pastaj është kryer vetëvrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco