Digjet një shtëpi në Shtime

Digjet një shtëpi në Shtime

10:49, 11/03/2021

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Reçak të Shtimës, dje rreth orës 13:01.

Në vendin e ngjarjes, policia njofton se kanë dalë njësitet përkatëse dhe se ekipi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, policia nuk ka raportuar se ka persona të lënduar.

Në raportin 24-orësh nuk janë bërë të ditur shkaqet e zjarrit, por rasti është iniciuar si “incident zjarri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco