Si në filma/Ja si u rrahën 7 persona mes vete derisa pritnin me radhë tek mjeku

Si në filma/Ja si u rrahën 7 persona mes vete derisa pritnin me radhë tek mjeku

21:20, 04/03/2021

Shtatë persona janë rrahur mes vete në Repartin e Radiologjisë në Podujevë. 

Shkaktar i gjithë kësaj ishte pritja në radhë.

Dy prej tyre u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, ndërsa një nga ta u dërgua në QKUK në kryeqytet.

Dëshmitarët e kësaj ngjarje, që nuk deshën të flasin para kamerave, thanë se gjatë përleshjes shumë pacientë bënë panik si shkak i rrëmujës së krijuar.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia në rajonin e Podujevës. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco