Suspendohet polici që dyshohet se plagosi dy qytetarë në Dragash

Suspendohet polici që dyshohet se plagosi dy qytetarë në Dragash

18:49, 04/03/2021

Zyrtari policor i cili dyshohet se plagosi dy persona në Dragash është suspenduar menjëherë pas veprës që ka kryer.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Është suspenduar menjëherë, çka ndodh më pas janë procedura që i takojnë Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorisë”,  tha Osmanollaj.

Sipas informacioneve të deri tashme polici i stacionit policor në Prizren kishte plagosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur për çështje materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco