Sherr jashtë orarit të punës, polici plagos dy qytetarë për qërim hesapesh personale

Sherr jashtë orarit të punës, polici plagos dy qytetarë për qërim hesapesh personale

18:33, 04/03/2021

Një zyrtar i policisë së Kosovës në Dragash ka plagosur dy persona si pasojë e një mosmarrëveshje.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj për lajmi.net ka thënë se polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje personale që kanë pasur 3 të përfshirët në këtë ngjarje.

“Po rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë të Dragashit pas një mosmarrëveshje që ka pasur ka plagosur me armë dy qytetarë, është zyrtar policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.”, tha Osmanollaj.

Tutje ai tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.”, tha Osmanollaj.

I pyetur nëse krimi është kryer me armë zyrtare, Osmanollaj tha se dyshimet e para flasin për këtë por ende nuk është informacion i vërtetuar.

“Ende nuk kemi informatë, por jemi në vendin e ngjarjes por dyshohet se krimi është kryer me armën zyrtare”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco