Aksident i rëndë trafiku: Një i vdekur e nëntë të lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë

Aksident i rëndë trafiku: Një i vdekur e nëntë të lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë

16:36, 04/03/2021

Një i vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë të Malishevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka bllokuar rrugën Kijevë-Mleçan, ndërsa në vendngjarje janë parë edhe dy autoambulanca.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka (drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, ka thënë Gjurkaj për Reporterin.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco