Detaj i dhimbshëm: Polici i Kosovës kishte provuar të vetëvritej edhe në vitin 2019

Detaj i dhimbshëm: Polici i Kosovës kishte provuar të vetëvritej edhe në vitin 2019

21:06, 01/03/2021

Detaj i dhimbshëm: Polici i Kosovës kishte provuar të vetëvritej edhe në vitin 2019

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, që është gjetur i vdekur pasditen e sotme në Pejë,  dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Lajmin për gjetjen e policit pa shenja jete e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova - raporton Syri Kosova

Mësohet  se polici në fjalë është Esat Sejfiq, nga komuniteti boshnjak i Vitomericës së Pejës

Image

Sejfiq kishte tentuar të kryente vetëvrasje edhe në prill të vitit 2019. Sipas raportimeve të 2019 i ndjeri kishte lëndime të rënda nga tentativa për të kryer aktin.

Ai ishte trajtuar në QKUK pasi kishte qëlluar  vetën në gjoksë dy herë me armën e tij të shërbyesit të policisë.

Si duket tani në tentativën e dytë ia doli që t’ia marrë vetës jetën.

Syri do të ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco