Detaje të reja për  policin që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se bëri vetëvrasje

Detaje të reja për policin që u gjet i vdekur në Pejë, dyshohet se bëri vetëvrasje

20:47, 01/03/2021

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, që është gjetur i vdekur pasditën e sotme në Pejë,  dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Lajmin për gjetjen e policit pa shenja jete e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ndërsa, ‘Radio1’ merr vesh se polici ka kryer vetëvrasje. Ai ishte në shërbim si polic i sigurisë së objekteve me rëndësi, konkretisht në perimetrin e ‘Patrikanës’ së Pejës ku edhe është gjetur.

Polici me inicialet E.S. (emër i njohur për redaksinë) është i komunitetit boshnjak, ndërsaqë në vendin e tij të punës, kabinën/pikën e Patrikanës është gjetur i varur.

Burime brenda Policisë së Pejës i kanë deklaruar se polici në fjalë ka qenë i qetë dhe koleg i respektuar, përderisa rrethanat që e kanë çuar në këtë akt, janë duke u hetuar.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se dyshohet që polici ka kryer vetëvrasje.

“Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, në njoftimin zyrtar nga Policia konfirmohet se polici është gjetur pa shenja jete.

“Sot me datë 01/03/2021 në ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme”, theksoi Rugova.

Rugova tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike pasi të përfundojnë procedurat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco