VIDEO/ Shpërthimet në Elbasan, çfarë ka ndodhur

VIDEO/ Shpërthimet në Elbasan, çfarë ka ndodhur

20:51, 18/02/2021

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 20:00 në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik më Elbasan.

Shpërthimet, sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Burime të besueshme bënë me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes. Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.

Incidente të tilla në zonën industriale të ish-Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja.

Në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco