Detajet/ Dy shpërthime të fuqishme trondisin ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan

Detajet/ Dy shpërthime të fuqishme trondisin ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan

20:40, 18/02/2021

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan pak më parë në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik më Elbasan.

Shpërthimet e zhurmshme sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut (Kurumi) ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Burime bënë me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes.

Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.

Incidente të tilla në zonën industriale të ish Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja.

Pas incidentit në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një predhë. E cila ndodhej në zonën e skrapit

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco