Arrestohet i dyshuari për blerje dhe shitje të substancave narkotike

Arrestohet i dyshuari për blerje dhe shitje të substancave narkotike

18:38, 18/02/2021

Ne Pozhoran arrestohet i dyshuari per veprën penale "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge Neni 267"

Me 18 shkurtë 2021, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë,  gjatë patrollimit në rrugën Pozheran –Viti, kanë vërejtur të dyshimtin banor i fshatit Pozhoran  pranë shtëpisë se tij.

I dyshimti në momentin që ka vrejtur Policin ka filluar të ikë. 

"Hetuesit policor kanë hyrë  pas tijë ne oborrin e shtëpis së tijë  ku ai eshte hasur duke i fshehur katër (4) paketime ( doza ) me substancë te dyshuar narkotike .

Me pase  me urdhër te Prokurorit te Shtetit dhe ne bashkëpunim me njesitin anti Drog nga Shtabi Qendror  është bastistisë shtëpia  dhe objektet përcjellëse  ku pase shtëpisë se personit te dyshuar   është gjetur dhe sekuestruar  në dy kavanoz prej qelqi nje sasi e substancës se dyshuar narkotike  njëqindë e njëzet e shtatë( 127)  paketime (doza ) me substance te dyshuar narkotike.

I dyshuari është arrestuar dhe  se bashku me substancën e dyshuar narkotike  ju eshte dorëzuar njësisë antidrogë pêr hetim të mëtejm.", thuhet në njoftimin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco