I vodhi pacientit me COVID-19 paratë, policia arreston infermieren

I vodhi pacientit me COVID-19 paratë, policia arreston infermieren

09:59, 26/01/2021

Dy javë pas arrestimit për ryshfet dhe mashtrim të një sanitareje të spitalit Shefqet Ndroqi, policia njoftoi të martën për arrestimin edhe të një infermiereje të Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Policia tha se pas hetimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike të denoncuara në media u identifikua dhe ndalua infermierja R.H, 30 vjeçe banuese në Durrës.Autoritetet thonë se ajo është përgjegjëse e vjedhjes së një shume parash një pacienti që ishte shtruar në spital për COVID-19 dhe që fatkeqësisht ndërroi jetë.

Rasti, i denoncuar nga familjarët, ka ndodhur në muajin dhjetor.

Pacientit me inicialet K.D familjarët i kishin lënë rreth 20 mijë lekë në kuletë, si dhe kodin e kartës së kreditit për të marrë para të tjera nëse do të ishte e nevojshme.

Rreth dy ditë pasi K.D u vendos në terapi intensive infermieria ka marrë paratë, kartën dhe kodin nga kuleta. Pas vdekjes së tij ata ia kanë kthyer pas sendet familjarëve, por pa paratë.

Djali i të ndjerit ka vënë re mungesën e parave dhe ka bërë denoncimin, denoncim që pas verifikimeve të policisë kanë rezultuar se përveç parave në portofol edhe prej llogarisë bankare ishin tërhequr 60 mijë lekë.

Tashmë infermierja R.H është vënë në ndjekje penale për “vjedhje” dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Rasti në fjalë ndodh pak javë pasi opinioni publik u trondit nga veprimi i një sanitareje në spitalin Shefqet Ndroqi, e cila i kishte zhvatur një familjari shuma të konsiderueshme parash duke u hequr kinse infermiere. Edhe në rastin e parë pacienti kishte ndërruar jetë.Ministria e Shëndetësisë e ka dënuar rastin e parë duke u distancuar nga veprimi e duke theksuar se veprimi i një punonjësi të shëndetësisë “nuk mundet ta njollosë punën e përkushtuar të mjekëve përballë pandemisë”. /Euronews Albania/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco