Kapen në befasi nga policia, 2 korrierët shqiptar kishin plot 6 kg kokainë

Kapen në befasi nga policia, 2 korrierët shqiptar kishin plot 6 kg kokainë

22:16, 21/01/2021

Pasi janë ndaluar në mënyrë të befasishme, dy burra me origjinë shqiptare janë arrestuar nga policia me rreth 6 kg kokainë.

Nga pamjet e shpërndara, lënda narkotike ishte fshehur në dy makina të ndryshme, me të cilën udhëtonin dy shqiptare.

Aksioni erdhi pasi policia gjatë një serie kontrollesh, pa dy makina që u larguan me shpejtësi nga një parkim në Corso England.

Të dyshimtë, policia i ndoqi duke i ndaluar dhe kontrolluar. Ata janë dy shtetas me origjinë shqiptare, me banim përkatësisht në Susa dhe në provincën e Milanos. Në makinën e burrit që jeton në Susa, u zbulua një pako që ata kishin shkëmbyer pak më parë, brenda së cilës kishte kokainë që peshonte mbi një kilogram.

Në makinën e korrierit milanez, karabinierët pikasën kroskotin, i cili nuk dukej mirë i fiksuar. Në fakt, brenda, midis radios së makinës dhe timonit, ishte një ndarje në të cilën ishin fshehur edhe pesë kg e gjysmë kokainë, të ndarë në pako një kilogramësh./ Panorama/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco