Vetura godet për vdekje një 29-vjeçare në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Vetura godet për vdekje një 29-vjeçare në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

19:00, 20/01/2021

Ka vdekur një 29-vjeçare e cila u godit sot rreth orë 17:00 nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë saktësisht në fshatin Mazgit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco