Vijnë detaje të reja nga aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona në Gjakovë

Vijnë detaje të reja nga aksidenti tragjik ku vdiqën dy persona në Gjakovë

20:13, 18/01/2021

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Mësohet se viktimat janë të dy meshkuj, njëri 51-vjeçar ndërsa tjetri më i vjetër për nga pamja por nuk dihet saktësisht i ciles moshë.

Të njëjtit, siç rapotohet nuk kanë ndonjë lidhje familjare sepse njër i ishte nga Shqipëria, tjetri nga një fshat i Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa vozitësi ka lëndime të lehta.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka prsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes”, tha Gjurkaj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco