‘Jetoi 3 muaj në aeroport nga frika e Covid’/ Arrestohet 36 vjeçari me formim kriminal

‘Jetoi 3 muaj në aeroport nga frika e Covid’/ Arrestohet 36 vjeçari me formim kriminal

16:43, 18/01/2021

I frikësuar për të fluturuar për shkak të pandemisë, një burrë jetoi i fshehur në një zonë të sigurt të aeroportit ndërkombëtar të Çikagos për gati tre muaj.

Prokurorët amerikan thanë se Aditya Singh, 36 vjeç u arrestua të shtunën pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste identifikimin e tij.

36 vjeçari tregoi një distinktiv, por dyshohet se i përkiste një menaxheri operacionesh. Policia thotë se Singh arriti në një fluturim nga Los Anxhelos për në Aeroportin Ndërkombëtar O'Hare në 19 Tetor.

Ai thuhet se gjeti distinktivin e stafit në aeroport dhe ishte "i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid", tha Ndihmës Avokatja e Shtetit Kathleen Hagerty. Ai arriti të jetonte me dhurata nga pasagjerë të tjerë.

Gjyqtarja e Qarkut Cook Susana Ortiz shprehu habinë për rrethanat e çështjes. "Pra, nëse ju kuptoj saktë, ju po më tregoni se një individ i paautorizuar, jo i punësuar, thuhet se po jetonte brenda një pjese të sigurt të terminalit të aeroportit O'Hare nga 19 tetor 2020 deri më 16 janar 2021 dhe nuk u zbulua?

Singh jeton në një periferi të Los Angeles dhe nuk ka një formim kriminal, sipas Ndihmësit të Mbrojtësit të Publikut Courtney Smallëood. Nuk është e qartë pse ai ishte në Çikago. Ai është akuzuar për shkelje në një zonë të kufizuar të një aeroporti dhe kundërvajtje.

"Gjykata i konsideron këto fakte dhe rrethana mjaft tronditëse për periudhën e pretenduar kohore që ndodhi kjo," tha gjykatësi Ortiz. Departamenti i Aviacionit të Çikagos, i cili mbikëqyr aeroportet e qytetit, tha në një deklaratë: "Ndërsa ky incident mbetet nën hetim, ne kemi qenë në gjendje të përcaktojmë se ky zotëri nuk përbënte rrezik sigurie për aeroportin ose për publikun që udhëtonte."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco