U deklarua i zhdukur nga familja, gjendet pa shenja jete, pasi makina e tij 'fluturoi' mbi drunjë

U deklarua i zhdukur nga familja, gjendet pa shenja jete, pasi makina e tij 'fluturoi' mbi drunjë

16:27, 18/01/2021 Nga B.T

Me 14 janar të këtij ishte nisur nga shtëpia e tij në Viti për në Shkup, por ishte ky udhëtimi i fundit i tij, pasi që ai gjatë kthimit dyshohet se ishte vetaksidentuar dhe kishte mbetur i varur mbi disa drunjë, mëson "Syri,net". 

Është fjala për Hesat Rramanin, i cili kishte shkuar nga rruga e vjetër në Maqedoni dhe ishte kthyer, por derisa në mes dy tuneleve ndërmjet Hanit të Elezit e Kaçanikut, kur dyshohet se makina të cilën po drejtonte  ka rrëshqitur duke rënë në disa drunj.

Nga policia kufitare kanë lajmruar vajtje-ardhjet e tij ditën e 14 janarit.

Por akoma nuk është saktësuar  se a ka qenë me të ndonjë dëshmitarë, derisa trupi i tij  nuk ka pasur shenja dhune, mëson "Syri.net", nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë.

Derisa nga policia e Ferizajt thanë për "Syri.net" se njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.
 
Policia dhe prokuroria kanë dalë, tek vendi i ngjarjes ku është gjetë një veturë e rrokullisur diku mbi 100 metra nga rruga ndërmjet Hani Elezit e Kaçanikut e krahas saj është gjetur edhe viktima pa shenja jete. 

Kryeprokurori i Prokurirsë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha për "Syri.net", se  një person i lajmëruar si i zhdukur me 14 janar, është gjetur sot pa shenja jete dhe atë afër veturës e cila dyshohet se ishte vetaksidentuar dhe kishte mbetur mbi disa drunjë  mes dy tuneleve ndërmjet  Hanit të Elezit.

Ai tregoi se janë marrë të dhënat se viktima kishte kaluar kufirin andej e këndej ditën kritike, derisa dyshohet se gjatë kthimit nga rruga magjistrale ka rrëshqitur nga rruga duke rënë në grminë e mbetur mbi drunjë.
 
"Viktima  gjatë ekzaminimeve nuk ka pasur dhunë apo elemnte tjera, pos disa gërvishtjeve  që dyshohet s eishin si shkak i aksidentit, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore pë autopsi", tha kryeprokurori Jashari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco