Dënohet gardiani  i cili  futi Marihuan në burgun e Prishtinës

Dënohet gardiani i cili futi Marihuan në burgun e Prishtinës

15:18, 18/01/2021

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1, të KPRK-së dhe blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par 2 lidhur me nenin 275 par 1 pika 1.2 dhe 1.8 të KPRK-së  dhe kundër të akuzuarit B.S për veprën penale Posedimi i pa autorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 269 par .1 të KPRK-së.

I akuzuari R.Z. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj,  në dënimin e  shqiptuar  të pandehurit do ti  llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 03.12.2020 deri 18.01.2021, ndërsa me aktvendim të veçantë i ndërpritet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

I akuzuari B.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 (pesëqind ) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari R.Z. në cilësinë e personit zyrtar, në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo tjetrin nuk i kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare ashtu që me datë 03.12.2020, kishte futur substancë narkotike të llojit Marihuan në Qendrën Korrektuese në Prishtinë ku edhe kishte qenë duke punuar dhe atë me qëllim që të  ndërmjetësoj dhe t’ia dorëzoj këtë substancë narkotike të dënuarit B.S. cili gjendej në vuajtje të dënimit në këtë qendër . 
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco