Zbulohet edhe një lokal bixhozi në Podujevë ku po luanin 16 persona

Zbulohet edhe një lokal bixhozi në Podujevë ku po luanin 16 persona

11:46, 18/01/2021

Policia tregon se në një lokal pa mbishkrim në Podujevë me 17.01.2021 rreth orës 18:17, është raportuar se janë zhvilluar veprimtari të lojës së fatit (bastore).

Brenda lokalit janë takuar 16 persona të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra te fatit, si dhe disa para të gatshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt për veprën organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco