Derisa gjyshi 85 vjeçar po flinte me 15 janar rreth orës 20.40 papritmas është sulmuar 12 herë me thikë nga nipi i tij 28 vjeqar.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në fshatin Izvor të Komunës së Novobërdës, derisa viktima nuk ka arritur ti mbijetoj therrjeve të njëpasnjëshme.
Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, tregojnë se me 15 janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Derisa nga Gjykata Themelore në Gjilan, tregojnë për "Syri.net", se gjyqtari i procedurës parapraku i ka caktuar të dyshuait D.I, masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
"Syri.net", ka kërkuar sqarime nga policia, por të cilat kanë treguar se kanë lëshuar edhe komunikatën për medie.
Derisa policia, ka treguar se në Novobërdë me 15-16 janarrreth orës 20:30, kishte ndodhur një vrasje.
Sipas tyre fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë.
Me vendim të prokurorit ishte bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.
© SYRI.net