Do kalonte në portin e Durrësit me dokumenta fallco, prangoset 39 vjeçari nga Prishtina

Do kalonte në portin e Durrësit me dokumenta fallco, prangoset 39 vjeçari nga Prishtina

09:06, 18/01/2021

Ka tentuar të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara por është arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar. 

Ndërkoë policia e Durrësit bën të ditur se ka arrestuar gjithashtu edhe nje person që drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari. 

Arrestohet në flagrancë dhe 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

--

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në Sukth, pasi në Shijak u konstatua duke drejtuar mjetin tip "Audi", në gjendje të dehur. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco