Vdes pas nëntë ditësh personi që u aksidentua në Kaçanik

Vdes pas nëntë ditësh personi që u aksidentua në Kaçanik

11:15, 17/01/2021

Policia e Kosovës njofton se ka vdekur njëri nga të lënduarit në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 8 janar të këtij viti në fshatin Kovaçeq të Kaçanikut e ku ishte e përfshirë edhe një veture zyrtare e komunës së Kaçanikut.

“Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jashtë vendit, ka vdekur”, thuhet në njoftim të Policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në këtë aksident siç pati njoftuar Policia më 8 janar kishin mbetur të lënduar gjashtë persona, tre prej të cilëve zyrtarë publik të Komunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco