EMRI/ Borxhi 600 euro, kush është lezhjani që qëlloi për vdekje babain dhe i plagosi djemtë

EMRI/ Borxhi 600 euro, kush është lezhjani që qëlloi për vdekje babain dhe i plagosi djemtë

18:12, 15/01/2021

Media greke vazhdon ti kushtojë një rëndësi të veçantë ekzekutimit të shqiptarit Edmond Llangozi, disa ditë më parë, ku u plagosën edhe dy djemtë e tij për një borxh prej 600 eurosh.

Sikundë mësohet nga mediat fqinje autori i krimit është një shtetas shqiptar Lezhës.

Deri më tani ky person njihet me emrin Soni dhe shkak të masakrën ishte borxhi që kishte një prej djemve të viktimës.

Lezhjani bashkë me 5 persona të tjerë kishin shkuar në një prej lokaleve në zonën e Agios Sostis për të marrë borxhin tek familja Llangozi.

Këtu palët janë konfliktuar fillimisht verbalisht, por më pas situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Autori i dyshuar ka shkrepur pistoletën drejt djalit që kishte marrë borxhin, por para armës ka dalë 54-vjeçari i cili mori 4 plumba, njëri prej të cilëve i goditi në zemër.

Si pasojë e ngjarjes mbetën të plagosur dhe dy djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi të cilët pas ndihmës mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco