Policia jep dataje për Syri.net Kosova, ja si u gjet i vdekur Fadil Syleviqi

Policia jep dataje për Syri.net Kosova, ja si u gjet i vdekur Fadil Syleviqi

17:31, 15/01/2021

Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës është gjetur sot i vdekur te Liqeni i Badovcit.

Lajmin për Syri.net Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”, ka thënë Krasniqi për Syri.net Kosova.

Ai tha se ekipet e hetuesise janë duke shikuar vendin e ngjarjes.

“Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është  i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, tha më tej ai. 

Mediat sot kanë raportuar po ashtu se Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Ai po ashtu ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin./Syri.net Kosova/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco